U raportua se VV ka mandatar tjetër përveç Kurtit, Dugolli: Jo, nuk ka emër tjetër - NACIONALE

U raportua se VV ka mandatar tjetër përveç Kurtit, Dugolli: Jo, nuk ka emër tjetër

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Është raportuar në disa media se Vetëvendosje synon të nominojë një tjetër mandatar për formim të qeverisë, tash dy ditë që nga kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ose duhet të pranojë një emër të ri ose të konstatojë shpërbërjen e Kuvendin e Kosovës.

Por, Enver Dugolli, zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, mohoi të ketë emër tjetër përveç Albin Kurtit, i cili u rrëzua në Kuvend të Kosovës në propozimin e qeverisë së re, ku pati vetëm 56 vota, pesë vota më pak se një shumicë të thjeshtë minimale.

“Jo, nuk kemi ndonjë emër ose opsion tjetër për mandatar. Ne e kemi pasur Kurtin dhe nuk kemi thirrur ndonjë mbledhje të Këshillit të përgjithshëm, prandaj nuk do të ketë emër tjetër për mandatar”, u shpreh ai në TeVe1.

Lajme të ngjashme