U raportua se po përpilonin statutin e Asociacionit, dy organizatat përgënjeshtrojnë lajmin
Gjatë ditës, nga mediat serbe u raportua se dy organizata, veqse janë në proces të përpilimit të statutit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.
Këto lajme i kanë përgënjeshtruar vetë organizatat, duke thënë se ata as nuk u pyetën nga gazetat, të cilat e publikuan artikullin
Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian për Paqe e kanë përgnjeshtruar lajmin e “Veçernje Novosti” të publikuar sot ku thuhet se këto dy organizata janë mandatuar për të punuar në statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Dy organizatat tona nuk kanë pranuar kërkesë apo mandate nga i Dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, Qeveria e Gjermanisë apo ndonjë palë tjetër për t’u marrë me këtë statut”, thuhet në njoftim.
“Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informata të qasshme publike me tema për interesin publik, që është e drejtë e posaçme e shoqërisë civile”.
“Na vjen keq që asnjëra nga organizatat tona nuk është konsultuar për publikimin e këtij artikulli”.