U raportua i zhdukur më 27 tetor - gjendet i vdekur në Prevallë - NACIONALE

U raportua i zhdukur më 27 tetor - gjendet i vdekur në Prevallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kufoma e viktimës mashkull kosovar, i zhdukur më 27 tetor, është zbuluar të shtunën në orën 20:00 në afërsi të Prevallës.

Ekipi i emergjencës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk tregoj shenja jete.

Kërkimi i tij po ndihmohej edhe nga ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së.

“Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme