U prezantua disa herë rrejshëm si ankues në Policinë e Kosovës, arrestohet 20-vjeçari në Vushtrri - NACIONALE

U prezantua disa herë rrejshëm si ankues në Policinë e Kosovës, arrestohet 20-vjeçari në Vushtrri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili disa ka telefonuar linjën emergjente që ka tentuar ti vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues.

PK në një njoftim ka bërë të ditur se B.M. në Vushtrri është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtarë.

Hetuesit policor, kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar ti vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, poashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar.” – thuhet në njoftim.

Tutje PK ka bërë të ditur se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme