U plagos në atentatin “si në filma” afër Rinasit, vdes në spital një person
Mustafa Shaljani, i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar pas 5 ditësh.
“Tiranë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia.
Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.