U përmend rishikimi i kufijve me Serbinë, Ramabaja: Shqiptarët të jenë të gatshëm - NACIONALE

U përmend rishikimi i kufijve me Serbinë, Ramabaja: Shqiptarët të jenë të gatshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe përkrahësi i VV-së, Sadri Ramabaja ka kundërshtuar zërat që po diskutojnë përsëri për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka reaguar ndaj publicistit George Friedman i cili ka përmendur tash së fundit rishkimin e kufijve.

Ramabaja ka thënë se "sikur arsyeton projektin hegjemon serb për aneksimin e veriut."

"Fridman mund të jetë njëri nga ata që ka kontribuar në shmangien e kësaj përplasje, por fatkeqësisht ai mund të jetë edhe njëri që vetëm e ka shtyrë kët përplasje për një kohë më të përshtatshme për interesat perendimore. Duke rikthyer sërish në diskutim çështjen e rishikimit të kufijve mes Kosovs dhe Serbisë ["...shikimi i kufirit Serbi-Kosovë mund të jetë i vlefshëm], siç ka bërë para ca ditësh edhe me sugjerimin për "blerjen" e paqes në Ukrainë dhe uljen e tensioneve Perendim – Rusi, përmes njohjes së realitetit të imponuar nga armata ruse - aneksimit të pothuajse 1/4 -ës së Ukrainës nga Rusia, ai sikur arsyeton projektin hegjemon serb për aneksimin e veriut.", ka shkruar Ramabaja në Facebook,

Më tej, Ramabaja ka kërkuar unitet politik "dhe ripërqëndrim tek interesi jetik i Kombit – tek Mitrovica".

Shkrimi i tij:

Lajme të ngjashme