U përfshi në rrahje e shtiu me armë: Policia e Kosovës e arreston
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Deçan, me datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, ka pranuar informatë se në fshatin Isniq – Deçan, ka të shtëna me armë”, njofton Policia e Kosovës. Sektori Rajonal për Hetime DRP Pejë, ka siguruar informacione për identitetin e personit të dyshuar, pas bastisjes së shtëpisë të tij, sekuestrohet arma e tipit AK-47, dhe pastaj në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar personi i dyshuar me inicialet F.H, lindur më 1989.
E plotë:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm” dhe “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve” Pejë, 12 qershor 2024 Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datë 11.06.2024, rreth orёs 22:40, ka pranuar informatë se nё fshatin Isniq - Deçan, ka tё shtёna me armё. Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjёherё kanё dalё ne vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se disa persona janё pёrfshirё nё njё pёrleshje ne mes veti dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.
Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij. Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar: • F.H. i lindur me 1989 Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.