U lëshua në qarkullim pa u testuar: Ura e Badovcit mbyllet sërish - NACIONALE

U lëshua në qarkullim pa u testuar: Ura e Badovcit mbyllet sërish

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të martën, u raportua se Ura e Badovcit ishte hapur për qarkullim pa iu nënshtruar testimeve paraprake të nevojshme.

Kompania përgjegjëse për ndërtimin e saj, në një përgjigje për këtë Kallxo.com, kishte pranuar se nuk ka kryer ende testimet, duke përmendur festat e fundvitit si arsye për hapjen e saj të parakohshme.

Çuditërisht, pas hapjes për qarkullim, ura është mbyllur sërish. Pamjet e siguruara nga "Nacionale" tregojnë se lëvizja e automjeteve është ndaluar, ndërsa vërehen punime mbi urë.

Nuk dihet nëse testimi i urës po bëhet tani, pasi u lëshua fillimisht për qarkullim.

Lajme të ngjashme