“U kapëm sepse më shikonte”: Deklarata e të miturit i cili e mbyti me thikë 14-vjeçarin në Tiranë - NACIONALE

“U kapëm sepse më shikonte”: Deklarata e të miturit i cili e mbyti me thikë 14-vjeçarin në Tiranë

1 vit më parë

nga NACIONALE

A2 CNN ka zbardhur dëshminë e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes, ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi dorasi.

I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur.

Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Lajme të ngjashme