U godit nga rrufeja: Vdes 20 vjeçari nga Maqedonia e Veriut - NACIONALE

U godit nga rrufeja: Vdes 20 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se një 20 vjeçar nga Radovisha e Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë mbrëmë pasi u godit nga rrufeja.

“Rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, thuhet në njoftim, shkruan Klan Macedonia.

Lajme të ngjashme