U.D Presidentja Albulena Haxhiu nga Tivati: Kosova meriton pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat - NACIONALE

U.D Presidentja Albulena Haxhiu nga Tivati: Kosova meriton pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka folur nga Tivati i Malit të Zi, ku po mbahet Samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ajo tha se Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe se nga ky Samit priten diskutime të fytshme dhe pozitiv.

“Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian. Një BE më e madhe dhe më e bashkuar është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që duan të krijojnë paqëndrueshmëri në Evropë. Kosova kërkon trajtim të drejtë dhe të barabartë gjatë gjithë këtij procesi. Ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe po punojmë për të ardhmen tonë evropiane. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse dhe rezultate pozitive. Kosova meriton pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat. Besoj se integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik, por ka të bëjë me paqen dhe demokracinë”, u shpreh Haxhiu./Nacionale

Lajme të ngjashme