U bllokuan në aplet e Valbonës, policia shqiptare shpëton 3 turistë nga Kosova - NACIONALE

U bllokuan në aplet e Valbonës, policia shqiptare shpëton 3 turistë nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një operacion të përbashkët, Policia shqiptare dhe Emergjenca Civile e Kosovës kanë shpëtuar 3 tursistë nga Kosova, të bllokuar në bjeshkët e Doberdolit në Valbonë. Ngjarja ka ndodhur në një terren tejet të vështirë dhe të mbuluara nga dëbora, duke kërkuar një përpjekje të koordinuar për të siguruar shpëtimin e tyre.

Policia e shetit shqiptar ka bërë të ditur se rreth orës 11:00, Emergjenca Civile e Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, kishin hasur vështirësi në përballim me terrenin e thepisur dhe me shtresën e dendur të dëborës.

Përgjatë valës së ftohtësisë, ata kishin humbur orientimin dhe ishin të bllokuar në zonën e Doberdolit.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme