U arrestua për dhunë në familje, doli të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë - NACIONALE

U arrestua për dhunë në familje, doli të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë është thënë se pas verifikimeve të nevojshme ka dal që i njëjti është ka qen në kërkim edhe për vjedhje të rend.

“Arrestohet i dyshuari sipas urdhër arrestit ndërkombëtar për vjedhje të rëndë Prishtinë, 9 gusht 2024 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka realizuar arrestimin e një individi në lidhje me një rast të dhunës në familje. Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme i njëjti rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, konform një urdhër arresti ndërkombëtar. - B. I, 31 vjeç, mashkull, pas arrestimit u procedua më tej. Ky arrestim nënvizon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që individët që kërkohen për vepra të rënda të sillen para drejtësisë, pavarësisht kufijve.”, njofton policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme