U akuzua për vrasjen e gruas, dënohet me 24 vjet burgim dhe 500 euro gjobë - NACIONALE

U akuzua për vrasjen e gruas, dënohet me 24 vjet burgim dhe 500 euro gjobë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shqiptuar dënimin për Skender Qerimajt, që dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Lirije Qerimajt.

Në aktgjykimin e shpallur dënuar, Gjykata e ka dënuar me 24 vite burgim dhe 500 euro gjobë, për vrasje të bashkëshortes.

Ai është dënuar edhe për tri vepra të tjera penale, përfshirë lëndim të lehtë trupor, dhunë në familje dhe vrasje e rëndë.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Qerimaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, për “Dhunë në familje” u dënua me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë, për “Vrasje të rëndë”, u dënua me 22 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje”, një vit burgim, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Në aktgjykimin e sjellur nga Veljko Vuqetiq, kuptohet se të akuzuarit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit

Lajme të ngjashme