U aksidentua në dhjetorin e vitit të kaluar, vdes në QKUK personi nga Peja - NACIONALE

U aksidentua në dhjetorin e vitit të kaluar, vdes në QKUK personi nga Peja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëndimeve të marra nga një aksident i ndodhur në muajin dhjetor në Ozdrim të Pejës nuk ka mundur t’u mbijetojë personi I aksidentuar.

Një qytetarë nga Peja për më shumë se tre javë u trajtua në QKUK pas lëndimeve të marra nga aksidenti, por për fat të keq, plagëve nuk ka mundur që t’u mbijetojë.

Ai ka ndërruar jetë të shtunën e 14 janarit.

Për këtë rast, policia ka dhënë detaje.

"AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Ozdrim, Pejë 24.12.2022 – 17:35. Lidhur me rastin, me 14.01.2023 nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme