Turqia kryen më shumë se 20 sulme ajrore mbi Sirinë
Sulmet ajrore turke, kanë goditur disa qytete në Sirinë veriore, duke përfshirë qytetin Kobane.
Ketë e kanë konfirmuar forcat e udhëhequra nga kurdët dhe një grup i monitoruesve britanez.
Sulmet kanë ardhur disa ditë pasi Ankaraja, ka fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin me bombe që la të vdekur gjashtë persona në qendër të Stambollit.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, Farhad Shami, tha se qyteti i cili mposhti ISIS-in, po i nënshtrohet bombardimeve nga avionët e pushtimit turk.
"Kobane, qyteti që mposhti ISIS-in, i nënshtrohet bombardimeve nga avionët e pushtimit turk,", tha Farhad.
Zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, deklaroj se kishte pasur sulme ajrore edhe kundër dy fshatrave me popullsi të dendur në provincën veriore të Alepos dhe provincën verilindore të Hasakeh.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar raportoi se ushtria turke kishte kryer më shumë se 20 sulme ajrore në provincat e Alepos dhe Hasakehs.
Kobane, një qytet me shumicë kurdë në Sirinë veriore pranë kufirit turk, u pushtua nga grupi i Shtetit Islamik në fund të vitit 2014, megjithëse luftëtarët kurdë i dëbuan ata në fillim të vitit të ardhshëm.
Si PKK ashtu edhe YPG kanë mohuar çdo përfshirje në sulmin e Stambollit, në të cilin u vranë gjashtë persona.
Por ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu, ka thënë se Ankaraja beson se urdhri për sulmin është dhënë nga Kobane.