Turqia i dhuron Kosovës uniforma kamuflazhi të dimrit - NACIONALE

Turqia i dhuron Kosovës uniforma kamuflazhi të dimrit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë i ka dhuruar FSK-së uniforma ushtarake për t’u kamufluar në dimër.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë”, thuhet në njoftim.

“Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha”, shkruan ministria.

“Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së”, mbaron njoftimi.