Turistja nga Kroacia humbë jetën në Majën e Jezercës, edhe disa turist kanë mbetur të bllokuar - NACIONALE

Turistja nga Kroacia humbë jetën në Majën e Jezercës, edhe disa turist kanë mbetur të bllokuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një turiste nga Kroacia është nxjerr e pajetë nga Maja e Jezercës këtë të shtunë, pasi rrëshqiti nga lartësia.

Trupi i 43-vjeçares u nxor pas disa orësh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter, raporton Top Channel.

Mediumi nga Shqipëria ka bëtë të ditur se të bllokuar janë ende turistë të tjerë dhe se nuk dihet saktësisht nga shtetas janë aksidentuar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes në Shqipëri vijojnë punë për shpëtimin e tyre.

Grupi i aplinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Lajme të ngjashme