Turbullirë në Ibër Lepenc: Disa pjesë të Prishtinës, F.Kosovës, Obiliqit e Drenasit pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjëllesit ‘Prishtina’, ka njoftuar se ka çrregullim furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe në disa pjesë të Prishtinës për shkak të ‘turbullirës së krijuar në kanalin Ibër Lepenc’.
Kompania thotë se po punohet për të sanuar gjendjen, por nuk tregojnë se kur lëshohet uji.
“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit (si shkak i punimeve teknike në kanal) nga mesnata po kemi problem në ITU Shkabaj.
Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë.
Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale.
Mbeteni të njoftuar!” – njofton kompania.