“Tschüss”: Ambasadori gjerman i gëzohet largimit të “stikersave” në targa - NACIONALE

“Tschüss”: Ambasadori gjerman i gëzohet largimit të “stikersave” në targa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për heqjen e “stikersave” mbi targat e njëra-tjetrës.

Rohde e ka theksuar se e mirëpret një vendim të tillë, pasi që e lehtëson udhëtimin në të dy vendet.

“Tung letrave ngjitëse në targa!

E mirëpres hedhjen poshtë të “regjimit të stikersave” të qeverisë kosovare dhe serbe, duke e bërë më të lehtë udhëtimin mes dy fqinjëve.

Tani e tutje, të vetmet ngjitëse që duhen përdorur janë ato për albumet tuaja të Euro 2024!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme