"Trus, mshele atë qenef": Eskalon debati mes Halil Matoshit e Agim Bahtirit - NACIONALE

"Trus, mshele atë qenef": Eskalon debati mes Halil Matoshit e Agim Bahtirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nje përplasje e ashpër ka ndodhur në Kanal 10, më saktësisht në emisionin “Politiko”. Në këtë përplasje janë përfshirë Halil Matoshi, analist, dhe Agim Bahtiri, ish-kryetar i Mitrovicës së Jugut.

Gjithçka nisi, pas një deklarimi të Bahtirit.

“Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të dorëzohet para askujt.’’ – ishte fjalia e Bahtirit, e cila e ndezi z. Matoshin.

‘’Mosni me kësi patriotizma të këngë folklorike. Mosni amon se jemi në debat, mosni me këtë patriotizëm.’’ - deklaroi Matoshi.

E pas kësaj, pasoi edhe reagimi i Bahtirit.

‘’Unë jam duke u çudit me ty shumë, ku e ki këtë gjak ti, çfarë gjaku ki ti kallxom? Po më intereson me ditë, po më intereson.’’ - tha Bahtiri.

E kjo fjali, bëri që të eskalon debate edhe në fyerje.

’Çka të intereson ty? Trus, mshele atë qenef!’’ – deklaroi Matoshi.

‘’Ti qene, e për të qene*. Edhe mos asi, mos, se boll ke ma. Boll të durova. E pyeta cili është gjaku yt, pse jo? Pse s’jam i thirrur? Argumenti është këtu, se krejt jetën e tij është duke fol kundër pa asnjë argument. Kjo është e turpshme.’’ – ia ktheu Bahtiri.

Lajme të ngjashme