dërgohet në Tokio, fushata do të vazhdojë - NACIONALE

dërgohet në Tokio, fushata do të vazhdojë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trupi i ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, është kthyer në Tokio, kur politikanët japonezë po përgatiten që ta vazhdojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e së dielës për Dhomën e Lartë nën hijen e vrasjes së kryeministrit me mandatin më të gjatë në historinë e vendit.

Një automjet për bartjen e kufomave, që besohet se po e bartte trupin e Abe-s, u largua nga spitali në Kashihara, ku ish-kryeministri u trajtuar pas sulmit nga prapa nga një sulmues gjatë mbajtjes së një fjalimi zgjedhor në qytetin perëndimor, Nara. Më vonë, automjeti u pa duke arritur në rezidencën e tij në Tokio, raportoi transmetuesi publik, NHK.

Lajme të ngjashme