Trumpit i bëhet dora varrë, Shtëpia e Bardhë sqaron çka po ndodh - NACIONALE

Trumpit i bëhet dora varrë, Shtëpia e Bardhë sqaron çka po ndodh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shenjë e madhe në dorën e presidentit amerikan, Donald Trump mori vëmendjen gjatë takimit të tij me presidentin francez, Emmanuel Macron të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

“NBC News” raporton se në lidhje me fotografinë që u bë virale, tashmë është deklaruar edhe Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja Karoline Leavitt e ka arsyetuar këtë se po ndodhë si pasojë e shtrëngimit të duarve me shumë njerëz.

“Presidenti Trump është njeri i popullit. Përkushtimi i tij është i palëkundur dhe ai e dëshmon këtë çdo ditë. Presidenti Trump ka shenja në duar, sepse është duke punuar vazhdimisht dhe duke shtrënguar duart çdo ditë, gjatë gjithë ditës” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.

Trump raportohet se ka pasur shenja në duar edhe në të paktën dy raste të tjera, gjatë gushtit dhe nëntorit të vitit të kaluar.

Të njëjtat ishin vërejtur nga shumë media. “Është nga shtrëngimi i duarve me mijëra njerëz” – citohej ai nga revista “Time” kur ishte pyetur rreth kësaj në një artikull të publikuar në dhjetorin që lamë pas.

Lajme të ngjashme