Trumpi thotë se ShBA-ja ka goditur shtatë anije të vogla iraniane - NACIONALE

Trumpi thotë se ShBA-ja ka goditur shtatë anije të vogla iraniane

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se forcat amerikane kanë goditur shtatë “anije të vogla” iraniane, përderisa po punojnë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në një shkrim të shkurtër, presidenti amerikan gjithashtu tha se Irani “ka shkrepur disa të shtëna drejt vendeve të papërfshira”, përfshirë një anije jugkoreane, raporton televizioni BBC.

Ai përsëri i inkurajoi shtetet e tjera që të bëjnë më shumë në mbështetje të përpjekjeve të ShBA-së për ta siguruar tregtinë në rajon.

“Ndoshta është koha që Koreja e Jugut të vijë dhe t’i bashkohet misionit” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi shtoi se sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe komandanti i ushtrisë amerikane, Gjeneral Dan Caine, do të mbajnë një konferencë për gazetarë të martën për të dhënë informacione të mëtejme.

Lajme të ngjashme