Trumpi thotë se nuk di asgjë për imazhin ku shihet si papë - NACIONALE

Trumpi thotë se nuk di asgjë për imazhin ku shihet si papë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se ai nuk ka të bëjë asgjë me prodhimin e një imazhi që e shfaq atë të veshur si papë, por tha se fotografia ishte bërë me shaka.

“E pashë atë vetëm mbrëmjen e kaluar” – u tha Trumpi gazetarëve në Zyrën Ovale. Ai shtoi se bashkëshortja e tij, Melania Trump, mendoi se fotografia ishte e bukur. Megjithatë, disa figura në komunitetin katolik e kanë kritikuar imazhin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Fotografia montazh ishte publikuar në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë vetëm disa ditë para fillimit të mbledhjes sekrete për zgjedhjen e papës së ri pas vdekjes së Papa Françeskut.

Para disa ditëve, presidenti amerikan ishte tallur se gjoja me qejf ai vetë do të zgjidhej papë i ri.

Lajme të ngjashme