Trumpi thotë se Marina e ShBA-së është e vetmja që e kontrollon Hormuzin: E pastruam nga minat - NACIONALE

Trumpi thotë se Marina e ShBA-së është e vetmja që e kontrollon Hormuzin: E pastruam nga minat

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se vendi i tij e ka pastruar nga minat Ngushticën e Hormuzit dhe forcat detare amerikane e kanë kontrollin e plotë të kësaj rruge detare jetike.

“[Ngushtica] është e hapur tani. Shikoni, e vetmja që e ka kontrollin e Ngushticës së Hormuzit mu tani është Marina e Shteteve të Bashkuara” – tha Trumpi para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton televizioni CNN.

“Ata, herë pas here, do të lëshojnë një minë dhe ne e gjejmë minën. E dini, ne e kemi pastruar [nga minat] tërë ngushticën, siç ndoshta keni dëgjuar, ndoshta nuk keni dëgjuar” – shtoi presidenti amerikan.

Ai tha më tej se Shtetet e Bashkuara e kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit “100 për qind”.

Më herët të hënën, Trumpi shtroi një kusht të ri në bisedimet me Iranin, duke thënë se do të kërkojë dëmshpërblim nga ky shtet për vrasjen e njerëzve në të kaluarën, pasi Teherani tha se për rihapjen e Hormuzit kërkohet dëmshpërblimi nga ShBA-ja për sulmet ndaj Iranit.

Irani ka thënë se një marrëveshje me Omanin për ta menaxhuar ngushticën nuk do të jetë e mjaftueshme për rihapjen e saj, pa i plotësuar ShBA-ja listën e kushteve.

Lajme të ngjashme