Trumpi thotë se është “i zhgënjyer” që Mojtaba Khamenei u bë lider suprem i Iranit - NACIONALE

Trumpi thotë se është “i zhgënjyer” që Mojtaba Khamenei u bë lider suprem i Iranit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se është “i zhgënjyer” që irani e emëroi Mojtaba Khamenein si pasardhës të babait të tij të vdekur, Ayatollah Ali Khamenei, si lider suprem të vendit.

“Ne mendojmë se kjo do të çojë thjesht më shumë te problemi i njëjtë për vendin” – tha Trumpi para gazetarëve në një konferencë për gazetarë në Florida, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kur u pyet nëse udhëheqësi i ri do të vihet në shënjestër, presidenti amerikan tha se do të ishte gjë jo e duhur që të jepet një përgjigje pozitive apo negative.

Ai gjithashtu foli edhe për Kubën, për të cilën tha se është “në telash të thellë” në aspektin humanitar dhe se sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është duke u marrë me këtë çështje.

Presidenti amerikan paralajmëroi se mund të jetë ose mund të mos jetë “marrje miqësore nën kontroll”, duke iu referuar marrjes së kontrollit të shtetit ishullor nga Uashingtoni.

Lajme të ngjashme