Trumpi thotë se anijet iraniane që i afrohen bllokadës në Hormuz do të eliminohen - NACIONALE

Trumpi thotë se anijet iraniane që i afrohen bllokadës në Hormuz do të eliminohen

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se anijet iraniane që i frohen bllokadës amerikane të porteve iraniane do të eliminohen.

Përmes një shkrimi në rrjetin “Truth Social”, Trumpi tha se gjatë sulmeve ndaj Iranit, forcat amerikane nuk i kishin goditur ato që ai i quajti “anije të shpejta sulmuese” të Iranit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Nëse ndonjëra nga këto anije vjen kudo afër bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë” – paralajmëroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sherif, ka thënë se puna ende është duke vazhduar për zgjidhjen e konfliktit.

Duke folur pas bisedimeve të fundjavës mes dy palëve në Islamabad, ku nuk u arrit marrëveshje, Shehbazi tha: “Dua t’ju tregoj se ende po vazhdon një përpjekje e plotë për t’i zgjidhur çështjet.”

Lajme të ngjashme