Trumpi thotë se amerikanët nuk kanë miq më të ngushtë se britanikët - NACIONALE

Trumpi thotë se amerikanët nuk kanë miq më të ngushtë se britanikët

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka pritur me nderime të larta në Shtëpinë e Bardhë Mbretin Charls III të Britanisë së Madhe.

Trumpi iu referua një druri që Mbretëresha Elizabetë II e kishte mbjellë gjatë një vizite në Shtëpisë e Bardhë, duke e quajtur atë simbol të gjallë të lidhjes shekullore mes dy kombeve, raporton televizioni BBC.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se druri i ri, i cili tashmë është trefishuar në madhësi, e pasqyron marrëdhënien mes dy vendeve.

Trumpi tha se, njësoj si ShBA-ja, druri “u vendos nga duart britanike në tokën amerikane”.

Ai shtoi se, në shekujt që nga shpallja e pavarësisë së vendit të tij, “amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët”.

Lajme të ngjashme