Trumpi pyet se a do t’i dilte NATO-ja në mbrojtje ShBA-së - NACIONALE

Trumpi pyet se a do t’i dilte NATO-ja në mbrojtje ShBA-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën po flet para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë shumë tema, pa e lënë anash NATO-n.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se “askush” nuk ka bërë më shumë se ai për aleancën veriatlantike, raporton televizioni BBC.

“Mendoj se mund ta pyesni sekretarin e Përgjithshëm [të NATO-s] për këtë” – shtoi ai.

“Ne shpenzojmë shuma të jashtëzakonshme të parave për NATO-n dhe unë e di se do t’u dalim në ndihmë, por unë thjesht pyes nëse ata do të na dalin në ndihmë” – u shpreh presidenti amerikan.

Më herët, në një postim në rrjetin “Truth Social”, Trumpi duket se kishte publikuar pamje nga një porosi që e kishte marrë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili presidentit amerikan i thotë se është “i përkushtuar për gjetjen e një rruge përpara” në lidhje me Grenlandën.

Ishulli që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës është bërë “mollë sherri” mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë ditëve të fundit.

Presidenti amerikan thotë se vendi i tij duhet ta marrë nën kontroll Grenlandën për shkak të sigurisë kombëtare dhe që ta parandalojë pushtimin e saj nga Rusia apo Kina.

Në anën tjetër, udhëheqësit e fuqive evropiane kanë dalë në mbrojtje të sovranitetit të Grenlandës dhe Danimarkës, duke e zemëruar Trumpin./Nacionale

Lajme të ngjashme