Trumpi pretendon në mënyrë të rreme se askush s’ishte vrarë në trazirat e 6 Janarit - NACIONALE

Trumpi pretendon në mënyrë të rreme se askush s’ishte vrarë në trazirat e 6 Janarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vështirësi për të marrë përkrahje në anketa dhe i akuzuar për një fushatë zgjedhore pa shkëlqim, republikani Donald Trump u ballafaqua të enjten me gazetarë në një konferencë njëorëshe që rrëshqiti shpejt në pretendime të rreme.

“Askush nuk u vra më 6 janar” – tha i nominuari i republikanëve për president për ditën e vitit 2021, kur ai kishte nxitur një sulm ndaj Kongresit që tani ndërlidhet me nëntë viktima, përfshirë vetëvrasje të pjesëtarëve të forcave të rendit dhe qëllimin me armë të Ashley Babbitt-it, të cilën votuesit e Trumpit gjerësisht e konsiderojnë si martire, raporton gazeta “The Guardian”.

Duke folur në shtëpinë e tij luksoze në Florida, Trumpi e përsëriti vlerësimin e lartë për protestuesit e dhunshëm të dënuar e të burgosur, të cilëve tha se do t’ua falë dënimet. Për më tepër, ai tha se më 2021 kishte ndodhur “transfer paqësor” i pushtetit, pasi i kishte humbur zgjedhjet.

Më tutje, ish-presidenti e krahasoi fjalimin e tij më 6 janar 2021 me fjalimin legjendar të Martin Lither Kingut më 28 gusht 1963, kur ai e kishte përshkruar ëndrrën e vet për barazi racore.

“Ata thanë se kisha 25.000 [njerëz në audiencë] dhe ai [Kingu] kishte një milion njerëz. Unë jam në rregull me këtë, sepse më pëlqente Dr. Martin Luther Kingu” – tha Trumpi.

Lajme të ngjashme