Trumpi i pret në Shtëpinë e Bardhë Zelenskyn dhe Netanyahun - NACIONALE

Trumpi i pret në Shtëpinë e Bardhë Zelenskyn dhe Netanyahun

4 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po i pret të martën në Shtëpinë e Bardhë homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Para takimit me Netanyahun, presidenti amerikan shprehu irritim ndaj tij, duke u anukuar se hollësi të pikave të planifikuara të diskutimit me kryeministrin izraelit rreth Iranit ishin shfaqur në publik, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë një interviste, Trumpi u pyet nëse Netanyahu dëshiron të bisedojë me të për Malin e Kazmës, qendër e fortifikuar thellë nën tokë afër njërës prej qendrave kryesore bërthamore të Iranit.

Duke e përdorur nofkën e Netanyahut, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Nuk më duhet që Bibi të ma thotë këtë. Të ma thotë Bibi këtë, sepse ai dëshiron që unë të qëndroj i përfshirë.”

“Pse thjesht nuk ma thoni mua? Pse duhet ta njoftoni këtë para botës” – shtoi presidenti amerikan.

Mediumi “The New York Post” raportoi të hënën se Netanyahu pritet t’i ofrojë Trumpit të dhëna të inteligjencës, sipas së cilave Irani është duke i përforcuar qendrat e veta bërthamore në Malin e Kazmës dhe se ky shtet po gënjen se dëshiron marrëveshje të paqes, duke cituar një burim në Jerusalem.

Zyra e Netanyahut nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment rreth fjalëve të Trumpit.

Lajme të ngjashme