Trumpi e përqesh forcën detare britanike: Kanë dy aeroplanmbajtëse të vjetra, të prishura - NACIONALE

Trumpi e përqesh forcën detare britanike: Kanë dy aeroplanmbajtëse të vjetra, të prishura

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka përqeshur dy aeroplanmbajtëset e forcave detare britanike, duke i përshkruar si “të vjetra, të prishura”.

“Ata [britanikët] kanë dy aeroplanmbajtëse të vjetra, të prishura” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se anijet britanije “mezi punojnë”, raporton televizioni BBC.

Presidenti amerikan tha se është shumë i zhgënjyer me vendet e NATO-s, pasi aleatët refuzuan që të bëheshin pjesë e sulmeve ushtarake kundër Iranit.

Trumpi tha se më së shumti është i zhgënjyer me Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka refuzuar që ushtrinë e vendit të tij ta bëjë pjesë të operacioneve sulmuese të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke thënë se “kjo nuk është lufta jonë”.

Lajme të ngjashme