Trumpi e kritikon Putinin, Ukrainës i premton 10 raketa të sistemit “Patriot” - NACIONALE

Trumpi e kritikon Putinin, Ukrainës i premton 10 raketa të sistemit “Patriot”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shprehur zemërimin e tij ndaj homologut rus, Vladimir Putin, dhe ka premtuar se do t’i dërgojë Ukrainës dhjetë raketa të sistemit “Patriot”, pasi njoftoi të hënën se dërgesat ushtarake amerikane për Kievin do të vazhdonin, disa ditë pasi ato ishin ndalur nga Pentagoni, sipas një zyrtari të afërt me çështjen.

Duke folur në një takim të kabinetit të martën, Trumpi tha se po zemërohej gjithnjë me shumë me presidentin rus. “Na hidhet shumë ndyrësi nga Putini, nëse doni që ta dini të vërtetën. Ai është shumë i sjellshëm tërë kohën, por kjo del të jetë e pakuptimtë” – tha presidenti amerikan, raporton gazeta “The Guardian”.

Kur u pyet nëse ai dëshiron që të shohë sanksione të reja kundër Rusisë, Trumpi u përgjigj: “Po e shqyrtoj këtë.” Të hënën, ai tha se ishte “i zhgënjyer” me presidentin rus dhe se do t’i dërgonte “më shumë armë” Ukrainës.

“Ne do të dërgojmë ca armë që i kemi te ta. Ata (ukrainasit) duhet të jenë në gjendje që ta mbrojnë veten. Po goditen shumë fort tani” – tha Trumpi pranë delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit.

Zyrtarët ukrainas thanë të martën se janë mirënjohës për ndryshimin e qëndrimit të presidentit amerikan, por e cilësuan të vogël numrin e raketave “Patriot” që po ofrohen. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se po mundohej që t’i qartësonte hollësitë.

Në një deklaratë, kjo ministri tha se nuk ka marrë njoftim zyrtar për ndryshimin e politikës amerikane dhe se është “e rëndësishme në mënyrë kritike” për Ukrainën që të ketë “stabilitet, vazhdimësi dhe parashikueshmëri” në ofrimin e armëve, sidomos sistemeve të mbrojtjes ajrore.

“Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për tërë mbështetjen e tyre dhe i vlerësojmë shumë përpjekjet e partnerëve amerikanë që e kanë për qëllim arritjen e paqes së vërtetë” – thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme