Trump thotë se do të vendosë tarifë shtesë prej 10% ndaj Kanadasë
Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën se po rrit tarifën ndaj Kanadasë me 10% mbi nivelet aktuale, pasi një reklamë nga provinca Ontario e Kanadasë përdori fjalët e ish-presidentit Ronald Reagan për të kritikuar tarifat amerikane, raportoi CNN.
Trump shkroi në rrjetet sociale se “Kanada u kap me presh në duar, duke publikuar një reklamë mashtruese mbi fjalimin e Ronald Reagan për tarifat.” Ai tha se qëllimi i reklamës “ishte shpresa e Kanadasë që Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara t’i ‘shpëtojë’ nga tarifat që ata i kanë përdorur prej vitesh për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara.”
“Për shkak të shtrembërimit të rëndë të fakteve dhe aktit armiqësor, unë po e rris tarifën ndaj Kanadasë me 10% mbi atë që po paguajnë tani,” tha presidenti.
Postimi i presidentit erdhi pasi ai tha të enjten se po i ndërpriste bisedimet tregtare me Kanadanë, duke rrezikuar sërish prishjen e marrëdhënies jetike ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerit të saj të dytë më të madh tregtar.