Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit dhe të pushtojë ishullin Kharg
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij mund të marrë nën kontroll burimet e naftës së Iran, duke përmendur edhe mundësinë e pushtimit të ishullit Kharg, raporton BBC.
Në një intervistë për Financial Times, Trump u shpreh se një nga opsionet që ai konsideron është marrja e naftës iraniane, pavarësisht kritikave brenda SHBA-së.
“Sinqerisht, gjëja ime e preferuar është të marr naftën e Iranit, por disa njerëz në SHBA thonë: ‘Pse po e bën këtë?’ Ata janë njerëz të paditur,” deklaroi ai.