Trump pranon një dhuratë të veçantë nga Merz për ditëlindje - NACIONALE

Trump pranon një dhuratë të veçantë nga Merz për ditëlindje

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Përderisa po zhvillohet samiti i G7-ës, Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka pranuar një dhuratë nga kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Kancelari gjerman Merz i dhuroi Trumpit një fanellë futbolli me numrin 47 në pjesën e pasme dhe me shkrimin “TRUMP” mbi të, si dhuratë për ditëlindje që e kishte një ditë më herët.



Merz ia dhuroi atë presidentit në një takim të martën, që udhëheqësit e G7 po zhvillonin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trump e vendosi fanellën mbi tavolinë bashkë me gjërat e tij si dhe e falënderoi Merz.

Ndryshe, Trump mbushi 80 vjeç të dielën dhe SHBA-të janë një nga mikpritëset e Kampionatit Botëror të futbollit këtë vit./Nacionale

Lajme të ngjashme