Trump, Osmanit: Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë
Presidenti SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po bën punë të mirë.
Derisa prezantonte liderët e pranishëm në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka falënderuar edhe presidenten e Osmani.
“Presidentja Osmani e Kosovës. Presidente faleminderit shumë. Shumë punë të mirë po bën ti”, ka thënë Trump.