Trump me ultimatum ndaj Iranit për Hormuzin deri të martën - NACIONALE

Trump me ultimatum ndaj Iranit për Hormuzin deri të martën

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Donald Trump ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Iranit në një postim në Truth Social, duke kërkuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ai paralajmëroi sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe të transportit, duke përmendur të martën si afat.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës… Hapni Ngushticën… ose do të jetoni në Ferr”, shkroi Trump.

Irani ka bllokuar kalimin për anijet amerikane dhe aleatët e tyre.

Ngushtica e Hormuzit mbetet arterie kyçe globale, ku kalon rreth një e pesta e naftës botërore.

Tensionet kanë shtyrë çmimet e naftës në rritje.

Lajme të ngjashme