Trump konfirmon anulimin e misionit diplomatik drejt Pakistanit: Nëse duan, të telefonojnë - NACIONALE

Trump konfirmon anulimin e misionit diplomatik drejt Pakistanit: Nëse duan, të telefonojnë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ka anuluar udhëtimin e të dërguarve të tij në Islamabad.

Në një postim në Truth Social Trump shkroi:

“Sapo anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi që po shkonin në Islamabad, Pakistan, për t’u takuar me iranianët.

Shumë kohë e humbur në udhëtime, shumë punë!

Për më tepër, ka përçarje dhe konfuzion të madh brenda ‘udhëheqjes’ së tyre. Askush nuk e di kush është në krye, përfshirë edhe ata vetë.

Gjithashtu, ne i kemi të gjitha letrat, ata nuk kanë asgjë! Nëse duan të flasin, gjithçka që duhet të bëjnë është të telefonojnë!!!”

Lajme të ngjashme