"Triumfi ishte një djalë i urtë e i dashur", Abdixhiku ngushëllon familjen Ferati
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e Triumf Feratit, djalit të Fadil Feratit, ish-kryetarit të komunës së Istogut.
Në një reagim në Facebook, Abdixhiku ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e Triumfit, duke e përshkruar atë si një mik, aktivist dhe njeri të jashtëzakonshëm.
Ai ka theksuar kontributin e Triumfit në shoqërinë e tij dhe në politikë, duke e cilësuar atë si një djalë të urtë e të dashur.