Përditësim, Ministria ndërron të dhënat: Nuk janë tri viktima nga Covid-19 - NACIONALE

Përditësim, Ministria ndërron të dhënat: Nuk janë tri viktima nga Covid-19

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm Covid-19shi. Si rrjedhojë brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar tri vdekje nga ky virus. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në raportin 24-orësh të kësaj të fundit.

Ndërkohë raste pozitive gjatë së martës nuk ka pasur.

Janë shëruar tre persona. Ndërkaq 6 të tjerë mbesin aktiv me Covid në të gjithë Kosovën.

PËRDITËSIM: Ministria e Shëndetësisë e ka fshirë komunikatën ku thuhej se janë tre të vdekur. Tashmë kanë postuar një tjetër ku thuhet se janë zero të vdekur.

Lajme të ngjashme