Tri vetura përfshihen në një aksident në Arllat të Malishevës - NACIONALE

Tri vetura përfshihen në një aksident në Arllat të Malishevës

4 orë më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Arllat të Malishevës.

Bazuar në pamjet që kanë qarkulluar në mediat lokale, në përplasje dyshohet se janë përfshirë tri automjete.

Dëmet që shihen në vetura nuk duken të jenë të mëdha, megjithatë deri më tani nuk ka njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.

Lajme të ngjashme