Tri vetura përfshihet në një aksident në Prishtinë, lëndohet tre persona - NACIONALE

Tri vetura përfshihet në një aksident në Prishtinë, lëndohet tre persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka treguar se sot tri vetura janë përfshirë në një aksident në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka thënë se si pasoj e këtij aksidenti tre persona janë lënduar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 08:30.

Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana për tëvë1.

Lajme të ngjashme