Tri vdekje dhe mbi 600 raste me Covid-19 në Kosovë - NACIONALE

Tri vdekje dhe mbi 600 raste me Covid-19 në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në dy javët e fundit janë raportuar 661 raste aktive me Covid-19 dhe tri raste të vdekjes.

IKShPK-ja ka thënë se vaksinimi është mënyra e vetme efikase e mbrojtjes kundrejt infektimit. “Situata epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit.

Në dy javët e fundit (07.08.2024 – 20.08.2024) janë raportuar 661 raste pozitive dhe tre (3) raste të vdekjes me COVID-19;

Nga 661 rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe kohore, rezulton se grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç; Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme