Tri vaksina të reja kundër Ebolës në zhvillim, në kohën e frikës për përhapjen e saj - NACIONALE

Tri vaksina të reja kundër Ebolës në zhvillim, në kohën e frikës për përhapjen e saj

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Tri vaksina të reja janë duke u zhvilluar për të luftuar një lloj të rrallë të Ebolës që tashmë ka lënë të vdekur gati 250 njerëz.

Nisma Ndërkombëtare e Vaksinave (IAVI), e cila është duke punuar në zhvillimin e një vaksine, tha se ka rrezik që kjo përhapje e sëmundjes të jetë më e rënda ndonjëherë, raporton televizioni BBC.

Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike “Moderna” gjithashtu janë duke zhvilluar hulumtime për zbulimin e një vaksine kundër variantit Bundibugyo.

Koalicioni për Inovacione rreth Përgatitjes për Pandemi, i cili po i ofron fonde secilit grup që po punon për zbulimin e vaksinave të reja, tha se “secila ditë ka peshë”.

Në Republikën Demokratike të Kongos tashmë janë më shumë se 1.000 raste të dyshimta me Ebolë, ndërsa nëntë raste janë konfirmuar në Ugandën fqinje.

Ka shqetësime se kjo përhapje mund ta arrijë nivelin e përhapjes së Ebolës në Afrikën Perëndimore në periudhën 2014 – 2016. Në atë kohë, gati 29.000 njerëz ishin infektuar, ndërsa më shumë se 11.000 kishin vdekur.

Vaksina duhet të zhvillohen për secilin variant të Ebolës. Ekzistojnë gjashtë variante, por vetëm tri dihet se shkaktojnë përhapje.

Lajme të ngjashme