Tri raste të vjedhjeve veç në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve - NACIONALE

Tri raste të vjedhjeve veç në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tri raste të vjedhjeve janë raportuar veç brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës.

Njoftimi:

VJEDHJE

Rr. Vasil Andoni, Prishtinë 08.03.2025-23:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nga një banesë kishin arritur të vjedhin para të gatshme, parfume të ndryshme si dhe gjëra tjera. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

· Prishtinë 09.03.2025-16:00. Është raportuar se persona të panjohur , kanë depërtuar në banesën e ankuesit m/k duke e hapur derën e ballkonit dhe nga banesa kanë kryer veprën e lartcekur-vjedhje e rëndë.

· Podujevë 09.03.2025-16:45. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankueses f/k me ç’rast kanë kryer vjedhjen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Lajme të ngjashme