Tri raste të vjedhjes në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar për 3 raste të vjedhjeve në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një rart ka ndodhur Mitrovicë të Veriut ku një femër ka raportuar se në dyqanin e saj ka ndodhur një vjedhje, konkretisht janë vjedhur një shumë e parave. Policia njofton se është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
Poashtu në po të njëjtin raport thuhet se në Klinë, një punëtor i INFRAKOS-it ka raportuar se perona të pa njohur kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës.
Në anën tjetër, policia njofton se është arrestuar një shtetas i Suedisë, pasi i njëjti muaj më parë kishte kryer vjedhje në një dyqan që gjendet në hapsirat e Aeroportit Adem Jashari në Prishtinë.
“ANP Adem Jashari 26.06.2022 – 02:00. Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Rr. Sutjeska, Mitrovicë Veri 10.11.2022. Nga dyqani i ankueses femër kosovare dyshohet se është vjedhur një shumë parash nga dy të mitur. Në koordinim me prokurorin është iniciuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt. Fsh. Volljakë, Klinë 11.11.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i INFRAKOS-it, ka informuar se perona të pa njohur kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.