Tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm përgjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

DHUNË NË FAMILJE

  • Fushë Kosovë / 24.03.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kërcënuar viktimën mashkull. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Lipjan / 24.03.2024 – 04:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Obiliq / 24.03.2024-12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme