Tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.

Në këto raste viktima të dhunës kanë qenë gratë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 08.10.2023 – 08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Podujevë 08.10.2023 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosjeje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.10.2023 – NN. Viktima femër kosovare me datën 08.10.2023 ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pasur dhunë psikike dhe fizike. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme